Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai.
