936
Sot një person ka futur makinënme forcë të shkallët e kryeministrisë e me pas drejtuesi ka dalë prej makinës dhe i është drejtuar hyrjes së institucionit, ku ka goditur me shkelma derën e godinës.
Personi është ulur para derës së institucionit, ndërsa gardistët i kanë kërkuar të largohet. Sipas raportimeve, ai nuk iu bind menjëherë këtij urdhri dhe vijoi të qëndronte aty për disa minuta. Ndërkohë ka mbërritur policia që e ka shoqeruar në komisariat.

