Petrushevski: A i respektoi Alta Banka të drejtat e aksionarëve gjatë marrjes së Stopanska Banka Manastir?

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Brane Petrushevski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe deputet, në seancën e sotme të Komisionit për Financim dhe Buxhet, në kuadër të së cilës u mbajt vazhdimi i debatit mbikëqyrës me temë: “Arsyet për vendosjen e administrimit në ALTA Banka AD Manastir, roli dhe veprimi i Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale”, parashtroi pyetje lidhur me procedurën e marrjes së Stopanska Banka AD Manastir nga Alta Banka Beograd në vitin 2025, transparencën e procesit, parregullsitë e mundshme në tregtimin e aksioneve dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të aksionarëve minoritarë.

“Do të doja të ndalem te procedura e marrjes së Stopanska Banka Manastir nga Alta Banka Beograd në vitin 2025, por edhe te pasojat e të gjitha zhvillimeve që lidhen me këtë bankë mbi tregun e kapitalit dhe aksionarët”, tha Petrushevski dhe pyeti:

“A ka konstatuar Bursa e Maqedonisë në procedurën e marrjes në vitin 2025 çfarëdo parregullsie nga aspekti i tregtimit të aksioneve, publikimit të informacioneve të ndjeshme ndaj çmimit ose transparencës ndaj investitorëve? Më konkretisht, a janë respektuar të gjitha rregullat për qasje të barabartë në informata dhe trajtim të barabartë të aksionarëve, veçanërisht të aksionarëve minoritarë? Duke pasur parasysh zhvillimet lidhur me Alta Bankën, do t’ju pyesja gjithashtu nëse keni vërejtur çrregullime në funksionimin e tregut të kapitalit, ndryshime në besimin e investitorëve ose pasoja të tjera mbi tregtimin e aksioneve të bankës, dhe në fund, si i vlerësoni pasojat për aksionarët minoritarë dhe cilët mekanizma ekzistojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në procesin e ndryshimit të strukturës pronësore dhe fitimit të paketës shumicë të aksioneve nga një investitor i ri?”

artikuj të ndërlidhura