Një “plumb qorr” godet veturën në lëvizje, policia heton rastin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Më 06.11.2026 rreth orës 22:40, E.J.(28) nga Gostivari, në Stacionin Policor Gallatë ka denoncuar veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Sipas denoncimit, përderisa E.Z.(31) nga Gostivari po drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Gostivarit përgjatë rrugës lokale në fshatin Debresh drejt Vrapçishtit, kanë dëgjuar një goditje të fortë në pjesën e pasme të çatisë së automjetit. Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina, kanë vërejtur një projektil nga arma e zjarrit dhe dëmtime në kapakun e motorit të automjetit. Është kryer këqyrja dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura