Një shofer pa patent shoferi është privuar nga liria, polica ka sekuestruar “audinë”

Nga B.M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 6 shkurt – Një banor i Çegranit të Gostivarit është privuar nga liria pasi, gjatë kontrollit të policisë rrugore është përcaktuar se ai nuk kishte patentë shoferi.

Sipas zëdhënësit të SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, dje pasdite në orën 16:45 në autostradën Gostivar-Strazhë, nëpunës policor të DPB Gostivar e privuan nga liria F.A. (24) nga fshati Çegran i Gostivarit.

“Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policor ndaluan një automjet të udhëtarëve “Audi” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F. A., dhe pas kryerjes së kontrolleve, u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa e kaluar provimin e patent shoferin. Automjeti u sekuestrua, deklaroi për MIA-n Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Ai theksoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër