Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve për janar 2026

Nga B.M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin janar të këtij viti.

Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.

Ata përfitues të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër