Një tanker me naftë anashkalon Ngushticën e Hormuzit përmes Detit të Kuq

Nga D. V.
137 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Suel, 17 prill, Zhurnal.mk – Një tanker nafte nga Koreja e Jugut ka kaluar përmes Detit të Kuq, në një zhvillim të parë që nga bllokimi i Ngushtica e Hormuzit në kuadër të luftës në Lindjen e Mesme, njoftoi sot Seuli.

Koreja e Jugut, e cila varet në masë të madhe nga importet e hidrokarbureve, po përpiqet të sigurojë furnizimet e saj që kur sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit çuan në mbylljen nga Teherani të aksesit në Ngushticën e Hormuzit.

Që nga e hëna, kjo zonë i është nënshtruar gjithashtu një bllokade amerikane ndaj anijeve që vijnë ose shkojnë drejt porteve iraniane.

Seuli kishte njoftuar më herët këtë muaj dërgimin e pesë anijeve me flamur koreanojugor drejt portit Yanbu në Arabia Saudite, për të krijuar itinerare alternative.

Ministria koreanojugore e Çështjeve Detare bëri të ditur sot “rastin e parë të transportit të naftës bruto drejt vendit përmes Detit të Kuq”, një devijim nga rruga tradicionale, pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Presidenti Lee Jae Myung e cilësoi këtë si një “rezultat të çmuar” dhe falënderoi marinarët për përpjekjet e tyre, në një postim në rrjetin X.

Ndërkohë, shefi i kabinetit  të presidenitt, Kang Hoon-sik, deklaroi se Koreja e Jugut ka siguruar furnizim deri në fund të vitit prej 273 milionë fuçish naftë bruto përmes rrugëve që shmangin ngushticën e bllokuar.

Sipas tij, kjo sasi përfaqëson më shumë se tre muaj të nevojave të vendit për naftë, bazuar në të dhënat e vitit të kaluar.

Kang shtoi se së fundmi është kthyer nga një turne në Kazakistan, Oman, Arabinë Saudite dhe Katar, me qëllim gjetjen e burimeve alternative të furnizimit me energji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër