Nufi: Mbi 1 500 efektivë të Emergjencave Civile të angazhuar deri tani në situatën e zjarreve

Nga D V
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka vizituar Bazën e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) në 39-vjetorin e krijimit të kësaj strukture, e cila është pjesë e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, Nufi vlerësoi angazhimin e kësaj baze gjatë sezonit të vështirë të zjarreve.

Sipas tij, BMEC ka zhvilluar deri tani 54 operacione për shuarjen e zjarreve (periudha Prill-Gusht 2026) duke angazhuar mbi 1,500 efektivë dhe duke përdorur mbi 180 mjete.

“Kjo strukturë vazhdon të ngelet struktura operacionale, e cila është shtylla kurrizore e të gjithë veprimtarisë së mbështetjes në rastin e emergjencave civile, apo fatkeqësive natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ministri Nufi.

Duke u ndalur te puna e efektivëve në terren, Ministri shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me flakët.

“Jam krenar për përkushtimin e tyre, mirënjohës gjithësecilit prej tyre që ka qenë në vijën e parë të luftës kundër zjarreve në këtë sezon veror kaq të vështirë”, deklaroi Nufi.

BMEC vijon të jetë një strukturë kyçe në organizimin dhe mbështetjen e operacioneve të emergjencave civile, duke garantuar kapacitete njerëzore, logjistike dhe operacionale në përballimin e situatave të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër