Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është pritur në Athinë nga homologu i tij Nikos Dendias, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Ministri grek, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Dendias informoi homologun shqiptar mbi “Agjenda 2030”, programin e modernizimit të Forcave të Armatosura greke, i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe reformimin e strukturave të mbrojtjes.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, ku palët shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në këtë sektor.

artikuj të ndërlidhura