Pas mbërritjes përballë Kuvendit protestuesit kanë nisur hedhjen e molotovëve.
Si pasojë policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka bërë thirrje për ndalimin e hedhjes së tyre.
Kryedemokrati, Sali Berisha tha se ata që qëllojnë mbi protestuesit paqësorë do të përballen me ndëshkimin e merituar. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protesta nuk do të mbyllet. Sipas tij, kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave më parë.
Sali Berisha: Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…
Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.
Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar./
