Presidentja Vjosa Osmani pritet në takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marko Rubio

Nga Xh M
869 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të aleancës mes dy vendeve si dhe “hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.

“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Osmani shtoi se me SHBA-në, Kosova është e bashkuar për të mbrojtur paqen dhe për “të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër