Nuk ka rast infektimi me Hantavirus në Maqedoni të Veriut momentalisht, thotë instituti

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 Maj, Zhurnal.mk – Momentalisht nuk është shënuar ndonjë rast infektime me Hantavirus në Maqedoni të Veriut, apo as me udhëtarë të vendit, thotë instituti vendor i shëndetësisë.

“Aktualisht, nuk ka raste të regjistruara, udhëtarë ose kontakte të ngushta të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, as nuk ka ndonjë tregues të një rreziku për shëndetin publik në vend,” tha Instituti i Shëndetit Publik në një komunikatë në gjuhën maqedonase.

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë sëmurë në bordin e anijes MV Hondius me flamur holandez në Atlantikun Jugor, duke nxitur një reagim të madh ndërkombëtar të shëndetit publik që përfshin vende në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Amerikën Latine.

Sipas sqarimeve të organizatave shëndetësore, Hantaviruset janë një grup virusesh zoonotike që qarkullojnë në lloje të ndryshme brejtësish (minjëve). Njerëzit infektohen më shpesh përmes thithjes së aerosoleve të kontaminuara me urinë, jashtëqitje ose sekrecione nga brejtësit e infektuar, si dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me sipërfaqe të kontaminuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër