Sarajevë, 8 maj, Zhurnal.mk – Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) do të zhvillohen më 4 tetor, vendosi dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i vendit.
Votuesit do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Kryesisë trepalëshe; Dhomës së Përfaqësuesve të BiH; Dhomës së Përfaqësuesve të rajonit boshnjako-kroat; Kuvendit të rajonit Serb; Kryetarit të rajonit serb dhe Asambleve Kantonale në rajonin boshnjako-kroat.
Aplikimet për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhje për partitë politike dhe kandidatët e pavarur do të dorëzohen nga 8 deri më 22 maj, ndërsa fushata zgjedhore fillon më 4 shtator.
