OKB: Mbi 200 000 banorë largohen nga Libani për strehim në Siri

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

GJENEVË, 31 mars – Më shumë se 200 000 njerëz janë larguar nga Libani për në Siri që nga fillimi i ofensivës së fundit të Izraelit në fillim të marsit, tha sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Rreth 180 000 prej tyre janë sirianë – që më herët kishin kërkuar strehim në Liban, ndërsa rreth 28 000 libanezë kanë kaluar gjithashtu kufirin për t’i shpëtuar luftimeve në jug.

“Ata mbërrijnë të rraskapitur, të traumatizuar dhe me shumë pak sende personale”, tha Aseer Al-Madaien, përfaqësues i përkohshëm i UNHCR-së në Siri.

Sipas UNHCR-së, rreth gjysma e sirianëve të anketuar planifikojnë të qëndrojnë në Siri, ndërsa pjesa tjetër shpresojnë të kthehen në Liban sapo të përmirësohen kushtet.

Agjencia po siguron ushqim, ilaçe, batanije dhe strehim emergjence për të sapoardhurit.

Gjithashtu UNHCR, po mbështet rreth 3 milionë persona të zhvendosur brenda vendit dhe të kthyer – që janë kthyer në zonat e tyre të origjinës në Siri që nga dhjetori 2024.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër