Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Oltjon Muzakës, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin e tij në pozicionin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.
Më herët Muzaka ka Muzaka ka punuar si jurist pranë Kryeministrisë, në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit (2014-2016).
Gjithashtu, Muzaka patur dhe disa detyra në ministri të ndryshme: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (2023-2024), si dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2021-2023), në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (2020-2021), Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2019-2020), si edhe Ministrinë e Kulturës (2017-2019).
