Huawei ka prezantuar Watch D3, gjeneratën e re të orës inteligjente të fokusuar në monitorimin e tensionit të gjakut.
Ndryshe nga shumica e orëve inteligjente që përdorin vetëm algoritme për të vlerësuar presionin e gjakut, Watch D3 përdor një manshetë me ajër të integruar, të ngjashme me aparatet mjekësore tradicionale.
Ora ka një dizajn më elegant dhe është vetëm 11.3 mm e trashë, ndërsa peshon rreth 40 gramë.
Ajo ofron monitorim 24-orësh të tensionit, përfshirë matjet gjatë ditës dhe natës, si dhe mënyra të posaçme para dhe pas aktivitetit fizik.
Përveç tensionit, Watch D3 monitoron edhe rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak (SpO2), gjumin dhe mbështet rreth 80 lloje aktivitetesh sportive.
Huawei Watch D3 do të dalë fillimisht më 23 shtator, me çmim fillestar prej 465 euro.
