Ferrari i Michael Jordan në ankand, pritet të shitet për një çmim marramendës

Nga D V
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ferrari 550 Maranello i vitit 1997, që ka qenë në pronësi të legjendës së NBA-së Michael Jordan, do të dalë në ankand online nga 15 deri më 30 shtator.

Makina, me shasi 108712, u porosit nga Jordan me specifika të personalizuara dhe qëndroi jashtë vëmendjes së publikut për rreth 25 vite.

Ajo u gjet në fillim të vitit 2026 nga kompania Curated dhe tani do të shitet përmes Joopiter.

Ferrari ka një vlerë të parashikuar prej 700 mijë deri në 1.3 milionë dollarë, shumë më tepër se çmimi i zakonshëm i këtij modeli.

Makina ka edhe një lidhje të veçantë me kulturën e sneaker-ave, pasi Ferrari 550 Maranello frymëzoi dizajnerin Tinker Hatfield gjatë krijimit të Air Jordan XIV.

Ferrari do të ekspozohet në New York nga 15 deri më 20 shtator, së bashku me një fanellë të Michael Jordan nga finalet e NBA-së të vitit 1998.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër