Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të tentojë edhe një herë sot të marrë një përgjigje për projektligjin për Specialen nga Kryeministri Albin Kurti. Hamza dhe Kurti pritet të takohen sot në ora 16:30, merr vesh Ekonomia Online. Aktualisht, Qeveria është duke e pritur një opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara. Përveç kësaj Kurti dhe zyrtarë të VV kanë përmendur edhe konsultime me ekipet e mbrojtjes në Hagë.

Për këtë nismë, dje në Prishtinë, ka folur edhe Presidentja e KE’së Ursula von Der Leyen e cila tha se Kosova duhet të vendos vetë, por që pavarësia e gjyqësorit duhet të ruhet.

“I përket Kosovës që të vendosë. Është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Në këtë kuadër i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo, por është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, tha ajo.

Kurti sot s’përmendi Specialen, por tha se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Sipas tij, synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë shefin e shtetit.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër