Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Nga B.M
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Egjipt, u mbajt në Kajro një aktivitet shkëmbimesh kulturore me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Egjiptit, i organizuar së bashku nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Ministria e Shtetit për Informacionin e Egjiptit. Më shumë se 100 të ftuar, përfshirë përfaqësues nga qarqet politike, ekonomike, kulturore e mediatike të Kinës dhe Egjiptit, morën pjesë në këtë aktivitet dhe panë publikimin e disa arritjeve të bashkëpunimit mediatik.

Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong dhe shumë funksionarë të lartë të sektorëve të medias dhe informacionit të Egjiptit mbajtën fjalime në këtë veprimtari
Ky aktivitet është një masë konkrete për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shtetit dhe për të thelluar miqësinë kino-egjiptiane, u shpreh Shen, duke shtuar që Kina dhe Egjipti janë të dyja qytetërime të lashta, me lumin Jance, Lumin e Verdhë dhe Nilin që rrjedhin fuqishëm dhe Murin e Madh e piramidat që qëndrojnë madhështore ndër mijëvjeçarë.

Ministri i Shtetit për Informacionin i Egjiptit, Diaa Rashwanvuri në dukje në fjalën e tij se gjatë 70 viteve që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Egjiptit dhe Kinës, shkëmbimet midis dy popujve kanë qenë gjithmonë një lidhje e ngrohtë dhe e qëndrueshme në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, duke hedhur një themel të fortë të opinionit publik për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të lidhjeve dypalëshe. Ky aktivitet shfaqi arritje të shumta bashkëpunimi midis Egjiptit dhe Kinës në fusha të tilla si bashkëprodhimi i programeve, shfaqjet e prodhimeve filmike e televizive, si edhe ndarja e përmbajtjeve, duke demonstruar qartë akumulimin e thellë dhe zgjerimin e vazhdueshëm të miqësisë midis dy vendeve në fushën kulturore

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër