OSBE: Gjyqtarët, rol thelbësor në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve

nga D V

Gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarët e Avokaturës së Shtetit u mblodhën sot në një trajnim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Shkollën e Magjistraturës dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ).

Tema qendrore e këtij trajnimi ishte lidhja e ndërlikuar mes legjislacionit kombëtar, atij të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në hapje të trajnimit, zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi dhe presidenti i AEAJ-së, Sylvain Mérenne theksuan rolin thelbësor që luajnë gjyqtarët në ruajtjen e sigurisë ligjore, pavarësisë gjyqësore, si dhe mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve.

Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare.

Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet një partner krenar i sistemit gjyqësor shqiptar, përherë e gatshme të mbështesë dhe promovojë pavarësinë, integritetin dhe rritjen profesionale të magjistratëve për një shtet të së drejtës sa më të fortë e të qëndrueshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More