Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes: Angazhimi për drejtësi mbetet përgjegjësi e vazhdueshme

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Ish presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Shaban Manajn në 26-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.

Në një postim përkujtimor, Osmani theksoi se Shaban Manaj, ish-kryetar i LDK-së në Istog, avokat dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i shërbeu me dinjitet vendit dhe idealeve të lirisë deri në rrëmbimin dhe vrasjen e tij më 23 korrik 2000.

Ajo vlerësoi kontributin e tij për LDK-në, Istogun dhe Kosovën, duke shtuar se vepra dhe sakrifica e Manajt do të mbeten frymëzim për brezat.

Ajo po ashtu përmendi se fëmijët e tij, e në veçanti deputeti Shkëmb Manaj, po vazhdojnë me dinjitet rrugën e tij në shërbim të Republikës së Kosovës.

Osmani theksoi se angazhimi për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pasluftës dhe vendosjen e drejtësisë mbetet një përgjegjësi e vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër