Osmani takohet me djalin e Trumpit, flet për investimet dhe partneritetet për Kosovën

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se pjesëmarrja në organizime të tilla paraqet mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, sigurimin e përkrahjes për Kosovën dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.

“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar ajo, transmeton Klankosova.tv.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër