OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas OVL UÇK, kauza e tyre është e drejtë.

“OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës”, thuhet një njoftim.

Sipas tyte, shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër