Shkup, 25 prill, Zhurnal.mk – Disa zona në komunat Studeniçan, Karposh dhe Qendër do të mbeten sot pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftoi EVN Macedonia.
Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 16:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Moranë, si dhe vendbanimi i vikendeve në Moranë, në komunën e Studeniçanit.
Nga ora 08:30 deri në 17:30, ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në zonën rreth fabrikës Karposh në lagjen Aleksandria, si dhe objekti i Centrounion në komunën e Karposhit.
Ndërkohë, nga ora 08:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten edhe disa rrugë në komunën Qendër, përfshirë “Nikolla Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë të “Dame Gruev”, “Orce Nikollov” (numrat tek) dhe “Vasil Glavinov”.
