Pa ujë disa pjesë të Çairit

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se sot, më 19 gusht 2026 (e mërkurë), disa zona do të mbeten pa furnizim me ujë.

Duke filluar nga ora 09:00, pa ujë do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Çairit dhe në lagjen Topansko Pole.

Ndërprerja e furnizimit vjen për shkak të zëvendësimit të një valvule të ujësjellësit me diametër F-250 mm, në rrugën “Xhon Kenedi”, në kryqëzimin me rrugën “Lazar Trpovski”.

Ndërprerja do të përfshijë një pjesë të rrugës “Lazar Trpovski” dhe lagjes Topansko Pole.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër