Pacientja 23-vjeçare denoncon stomatologun për ngacmim seksual

Nga Xh M
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 shtator Zhurnal.mk – Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në Tetovë, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

Sipas denoncimit, gjatë vizitave të saj në ordinancë më 14 dhe 18 shtator, gjatë ndërhyrjeve mjekësore, stomatologu dyshohet se e ka ngacmuar.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se më vonë, përmes një aplikacioni celular, stomatologu i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër