Shitblerja e Klubit të Futbollit Shkupi është përcjellën me mungesë transparence dhe pakënaqësi. Kështu u vlerësua sot në faqen zyrtare të ekipit.
“Gjatë ditës së mërkurë, në prag të ndeshjes miqësore me KF Arsimin, kemi marrë telefonatë nga z. Bekim Baftijari duke na komunikuar se ka marrë pronësinë mbi klubin. Gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore me KF Arsimi të gjithë kemi qenë dëshmitarë se nga ish presidenti dhe pronari i klubit Jasin Konjali është shpërndarë një fotografi duke ia uruar z. Bekimit pronësinë e klubit”, thuhet në komunikatën e KF Shkupit.
Ata theksojnë se kjo është shoqëruar me shqetësim nga anëtarët dhe përkrahësit e ekipit.
“Autorizimi përfshin përfaqësimin në emër të klubit para institucioneve por jo dëshmi për transferim të aksioneve dhe pronësisë”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se “z. Bekimi është “person i autorizuar nga ish presidenti” dhe jo pronar. Ish presidenti mund të ndryshojë atë vendim ne çdo moment dhe të vendosë dikë tjetër në atë vend”.
“Autorizimi” i z.Bekim Baftijarit u vlerësuar si “lojë” e ish-presidentit Jasin Konjali nga “Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identiteti të Klubit Futbollistik Shkupi”, grupacion i cili ka njoftuar se “NGRIJMË TË GJITHA AKTIVITETET TONA NË KLUB DHE RRETH KLUBIT”.

