Pamela Anderson mahnit me paraqitjen elegante në Venecia

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pamela Anderson ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Festivalin e Filmit në Venecia, teksa u nis me një taksi uji nga Hotel Excelsior.

Aktorja 59-vjeçare u shfaq me një kostum të zi dhe bluzë të bardhë me pala, të kompletuar me syze dielli.

Një natë më parë, ajo kishte shkëlqyer në galën e amfAR me një fustan saten portokalli dhe shall të gjatë, duke zgjedhur sërish të shfaqej pa grim, shkruan DailyMail.

Anderson ndodhet në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “Place to Be” dhe për të marrë një çmim në galën e amfAR.

Ajo u bë e famshme si CJ Parker në “Baywatch”, rol që e luajti në disa sezone dhe e riktheu edhe në filmin “Baywatch: Hawaiian Wedding” të vitit 2003.

Duke kujtuar eksperiencën në serial, Anderson ka thënë: “Ishte një punë e shkëlqyer dhe më pëlqente të shkoja në punë çdo ditë në plazh”.

Ajo shtoi se “Baywatch” i dha shumë eksperiencë dhe ekspozim ndërkombëtar, por theksoi: “Nuk kam plane të kthehem në Baywatch”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër