Papunësia ulet, por mbi 90 mijë qytetarë mbeten pa punë

Nga D V
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në mënyrë informale arriti në mbi 100 mijë që është një rritje prej 7.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rritja e të punësuarve në të zezë është rritur në bujqësi, pylltari dhe peshkatari, ku janë të regjistruar 51,487 persona, ose 51% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në të zezë. Rreth 17.2% e këtyre të punësuarve janë të përqendruar në ndërtimtari, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

Qytetarët thonë, nuk ka kontrolle nga Institucionet përgjegjësit dhe është dështim i sistemit shtetëror.

Ajo është rezultat i dështimit të sistemit shtetëror, që nuk arrin të bëjë mbikëqyrje dhe kontrollim të gjitha bizneseve mikro dhe makro. Jo assesi ajo ul nivelin e sigurimit dhe nuk mund të pranohet ajo. Të gjithë janë fajtor këtu, shkaku se këtu nis problemi që në krye dhe është ç’regullim zinxhiror. – Qytetar.

Çka të ju them punojnë, çka mund të ju bëjë unë, nuk po bënë shteti asgjë e ne. Edhe punëdhënësi në njërën anë por shteti pse nuk i kontrolluan. Jo për vete nuk e pranoj, ndonjëri e pranon ashtu e ka jetën. – Qytetar.

Nuk është mirë, por skanë njerëzit se si të mbijetojnë disi, pjesa e madhe punon në të zezë në Maqedoni kjo është e njohur. Pak pronarët pak punëtorët, por duhet të mbijetohet, shteti duhet të ndërmarr diçka të i lehtësoj pronarët. Nuk është e mirë, nuk ke sigurim shëndetësor, nuk ke pension. Nuk do pranoja por të rinjtë pranojnë gjithçka. – Qytetar.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se mbi 90 mijë qytetarëve në moshë pune janë të regjistruar si të papunë. Nga numri i përgjithshëm i të papunëve 63.6 për qind janë burra ndërsa 36.4 për qind janë gra. Papunësia nga ana tjetër është ulur për 1,5 për qind brenda këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër