Papunësia zbret në 11,5% nga 12,4%

Nga B.M
1,326 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 Mars, Zhurnal.mk – Shkalla e papunësisë në Maqedoni të Veriut është ulur në 11,5% vitin 2025 nga 12,4% sa ishte në vitin 2024, thonë të dhënat me të reja të Entit Shtetëror të Statistikës, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar ka patur 704 617 qytetarë të punësuar dhe 91 782 të papunësuar, nga gjithsejtë 796 399 persona aktiv.

Sipas entit, nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, 61.4% janë burra dhe 38.6% janë gra.

Numri i personave të punësuar ka shënuar rritje prej 1.5% krahasuar me vitin 2024.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57.6% janë burra dhe 42.4% janë gra. Papunësia zbret në 11,5% nga 12,4%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër