Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh të cilat do të jenë më tepër të pranishme pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 7 në 26 gradë Celsius.
