Partia Demokratike Shqiptare mban Kongresin IX në Tetovë: Për ide, jo për personale

Nga Xh M
145 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 23 maj Zhurnal.mk – Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në Tetovë.

Nën moton “Për ide, jo për personale”, kongresi pritet të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e partisë për të diskutuar zhvillimet politike dhe drejtimet e ardhshme të subjektit politik.

Sipas njoftimit, Kongresi IX do të mbahet më 24 maj 2026, me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës.

Ky organizim vjen në një periudhë dinamike politike në vend, ndërsa pritet që nga kongresi të dalin mesazhe dhe qëndrime lidhur me sfidat politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër