Shkup, 23 maj Zhurnal.mk – Një valë e re e motit të paqëndrueshëm ka shkaktuar pasditen e sotme stuhi me reshje të dendura shiu dhe erë të përforcuar në disa pjesë të vendit.
Meteorologët paralajmërojnë se në rajonin e Vallandovës dhe Shkupit ekzistojnë kushte edhe për paraqitje të breshrit të imët, të shoqëruar me shkarkime elektrike.
Reshjet dhe era e fuqishme veriore tashmë janë aktive në pjesët veriore të luginës së Shkupit, ku janë regjistruar edhe bubullima të rralla.
Njëkohësisht, moti i keq me shi të rrëmbyeshëm është aktiv edhe në rrethinën e Probishtipit si dhe në territorin e komunës së Shën Nikollës.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të jenë të kujdesshëm në këto rajone, ku proceset atmosferike aktualisht janë më intensive.
