Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

nga D. V.

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë, që pritet të jetë maratonë sot, ku do të raportojnë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ, do të ketë edhe një përballje unike.

Në këtë seancë, Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij.

Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie, shkruan lapsi.al.

PS e PD debatuan për mbi dy orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca e sotme në Kuvend.

PD këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme.

Pasi seanca u mbajt peng për disa orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë dy minuta kohë që të replikojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More