Pas rrëfimit të Stafës, gjyqtari i Apelit Gjoko Ristov përballet me akuza për korrupsion

Nga B.M
132 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 prill, Zhurnal.mk – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë ndaj gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, në kuadër të hetimeve për një rast korrupsioni që lidhet me ryshfet.

Rasti vjen pasi ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, pranoi fajësinë për marrjen e ryshfetit në vlerë prej 50 mijë eurosh, për çka u dënua me 15 muaj burg.

Sipas deklarimeve të Stafës, paratë që ai kishte marrë me qëllim për të siguruar lirimin nga paraburgimi të të akuzuarit Lupço Pecov, ishin të destinuara për t’iu dhënë si ryshfet gjyqtarit Ristov.

Nga ana tjetër, Prokuroria bën të ditur se gjatë hetimeve ndaj Ristovit, në shtëpinë e prindërve të tij janë gjetur rreth 350 mijë euro të fshehura në një hapësirë të improvizuar në mur, për të cilat nuk është ofruar dëshmi për origjinën e tyre.

Sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi se këto mjete financiare lidhen me aktivitetin e paligjshëm të përshkruar në dëshminë e Stafës, duke krijuar bazë për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ndërsa pritet që rasti të trajtohet në instancat gjyqësore në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër