Pas stuhisë në Shkup, në Qendrën emergjente janë pranuar 11 pacientë

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Gjithsej 11 pacientë janë pranuar në Qendrën kirurgjike urgjente pas stuhisë që dje e ka përfshirë Shkupin, prej të cilëve tre janë lënduar rëndë, ndërsa tetë kaluan me lëndime më të lehta.

Siç informoi për MIA-n drejtori i Klinikës TOARMIQE, Igor Mexhanovski, një paciente me lëndime në kokë dhe frakturë në nëngjurin e djathtë është mbajtur për mjekim të mëtejshëm në Kliniklën për neurokirurgji.

Në Klinikën për traumatologji u hospitalizua edhe një pacient me frakturë në nëngjurin e majtë, ndërsa një paciente me frakturë në kyçin e dorës së majtë, pas ndihmës së ofruar mjekësore, u lëshua për mjekim shtëpiak.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër