Rreth 30 vjet pas vrasjes së reperit legjendar, Tupac Shakur, dëshmi të reja mund të hedhin dritë mbi një nga krimet më të famshme në historinë e muzikës.
Zhvillimet vijnë përpara gjyqit ndaj Duane “Keffe D” Davis, i cili është caktuar të nisë më 10 gusht.
Davis u arrestua në vitin 2023 dhe akuzohet se organizoi sulmin me armë në Las Vegas më 7 shtator 1996, ku Tupac u plagos për vdekje, gjersa drejtuesi i makinës, Suge Knight, mbeti i plagosur por i mbijetoi sulmit.
Makina në të cilën ndodhej Tupac Shakur
Davis i ka mohuar akuzat.
Sipas hetuesve, sulmi ishte pasojë e rivalitetit të ashpër mes grupeve të lidhura me skenën hip-hop të Bregut Lindor dhe atij Perëndimor të ShBA-së.
Për vite me radhë, autoritetet besonin se Anderson ishte personi që kishte qëlluar mbi Tupac.
Megjithatë, një dëshmi e re para jurisë së madhe sugjeron se autori i të shtënave mund të ketë qenë Deandre “Big Dre” Smith, pasi Anderson nuk kishte një kënd të përshtatshëm për të qëlluar.
Edhe pse kanë kaluar tri dekada, policia nuk ka gjetur kurrë makinën Cadillac nga e cila u krye sulmi dhe as armën e përdorur në vrasje.
Ndërkohë, Orlando Anderson u vra në një tjetër përplasje me armë në vitin 1998, Deandre Smith vdiq në vitin 2004 nga shkaqe natyrore, teksa shoferi i makinës, Brown, u vra në vitin 2015.

