Pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave, Haxhiu diskuton me Kamberin e Sinanin

Nga D. V.
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 prill Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me një delegacion përfaqësues nga Lugina.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mbështetjen institucionale të vazhdueshme për Luginën e Preshevës në fusha si arsimi, kultura dhe zhvillimi institucional, me theks të veçantë te përkrahja për studentët dhe specializantët.

Ndër çështjet kryesore të ngritura ishin pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, gjuha e urrejtjes dhe pengimi i qasjes në fonde, të cilat vazhdojnë të jenë shqetësime serioze për komunitetin shqiptar në Luginë.

Në përfundim, palët u dakorduan për vazhdimin e angazhimit institucional, me qëllim adresimin e këtyre sfidave dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet lokale dhe deputetët e Luginës për të siguruar që shqetësimet e komunitetit të trajtohen në mënyrë konkrete dhe të qëndrueshme,” tha Haxhiu gjatë takimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër