Shkup, 31 tetor Zhurnal.mk – 31 tetori shënon Ditën Botërore të Kursimit, një datë që synon të nxisë qytetarët për menaxhim më të mirë të financave personale dhe krijimin e shprehive të kursimit. Qytetarët thonë se me të ardhurat që kanë, kursimi është bërë gjithnjë e më i vështirë. Disa zgjedhin bankat për t’i ruajtur paratë, ndërsa të tjerë ende nuk kanë besim të plotë te institucionet financiare.
“Shumë pak, rënd është. Unë në bank personalisht por disa sipas muhabeteve që ndëgjojmë nuk kan besim shumë në banka, disa edhe në shtëpi në ar diçka të vlefshme. Shumë vështirë është realisht me rrogat standardin që kemi ne këtu është thuajse e pamundur”, tha një qytetar.
“Aspak pse ti ruaj. Ka boll nuk kursej aspak sa të duhet harxhoj 00:09. 00:16 Nuk besoj në bank më mirë ngatë vetes poshtë jastëkut”, u shpreh një qytetar.
“Vështirë vështirë00:04. 00:09 problem, por jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Të gjitha çmimet po rriten dhe është vështirë të kursesh.00:16 00:29 Kur kursej i dërgoj në banka poshtë jastakut është shumë rrezik”, tha qytetari.
Pavarësisht vështirësive që përmendin qytetarët, depozitat bankare në vend vazhdojnë të rriten. Rreth 454 miliardë denarë janë depozitat e qytetarëve në bankat e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave të Maqedonisë dhe Bankës Popullore, depozitat e qytetarëve janë rritur për 9.2 për qind në bazë vjetore, ndërsa ato me afat kanë shënuar rritje prej 5.7 për qind. Një pjesë e këtyre mjeteve mbahen në depozita me afat, ndërsa pjesa tjetër gjendet në llogari transaksionesh, përmes të cilave qytetarët kryejnë pagesat dhe shpenzimet e përditshme. Kursimi mbetet praktikë e rëndësishme edhe në vendet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostatit, familjet në eurozonë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 kanë kursyer 14.2 për qind të të ardhurave të tyre të disponueshme. Ndërkaq, sipas raportit më të ri të Allianz për vitin 2025, depozitat bankare në nivel global u rritën për 5.7 për qind, ndërsa hyrjet e reja në depozita arritën në 1.3 trilionë euro.
