PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë të një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën që mban firmë e kryetarit të grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që sipas Bardhit, janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Me herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Evropian për procesin e integrimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër