PDK bllokon edhe sot hyrjen e Qeverisë, i bashkohet edhe RDK

Nga D. V.
474 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Këtij aksioni i është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

Deputetët e PDK-së po kërkojnë që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Aksioni vjen pas disa ditësh përpjekjesh të kësaj partie për të ushtruar presion për vazhdimin e seancës.

PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimisht që seanca e ndërprerë të vazhdojë, ndërsa PDK-ja ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare drejtuar Deharit për caktimin e vazhdimit të saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër