PDK i kërkon Deharit që sot ta vazhdojë seancën konstituive

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të vazhdojë sot në orën 11:00, duke e konsideruar të domosdoshme zhbllokimin e procesit të konstituimit të legjislativit.

Kërkesa është bërë nga sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Në shkresën drejtuar Deharit, PDK-ja kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, vonesat në konstituimin e Kuvendit kanë krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Partia opozitare vlerëson se mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit e rëndon edhe më tej situatën.

“Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në shkresë.

PDK-ja i është referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se tejkalimi i afatit kushtetues nuk e eliminon detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, theksohet në kërkesën e PDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër