PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë “Kurti 4”

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse, për konstituimin e Kuvendit edhe për formimin e Qeverisë Kurti 4, raporton Ekonomia Online.

Dje është votuar Qeveria “Kurti 4” në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Tetë votat kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe, derisa ata të PDK-së, LDK-së e Aleancës nuk morën pjesë në seancë.V

otimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër