Mot i kthjellët, temperaturat rriten deri në 31 gradë Celsius

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mbizotërim të motit
të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare por kalimtare, përgjatë maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 13 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër