Tetovë, 18 maj Zhurnal.mk – Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar përgatitjet për mbajtjen e kongresit të ardhshëm partiak. Sot, Këshilli për Organizimin e Kongresit zhvilloi një mbledhje koordinative, ku në fokus ishin çështjet organizative dhe hapat e mëtejmë për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi.
Në takim morën pjesë anëtarët e këshillit organizativ, të cilët diskutuan rreth agjendës së kongresit, koordinimit të aktiviteteve në terren si dhe angazhimit të strukturave partiake në nivel lokal dhe qendror.
Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia që kongresi të organizohet në mënyrë dinjitoze dhe me pjesëmarrje sa më të gjerë të strukturave të partisë. Sipas diskutimeve, fokusi kryesor do të jetë mobilizimi i degëve dhe koordinimi i aktiviteteve përgatitore në prag të kongresit.
Anëtarët e këshillit u dakorduan që në ditët në vijim të vazhdojnë me takime dhe aktivitete koordinuese me degët dhe strukturat lokale të Partia Demokratike Shqiptare, me qëllim që organizimi i kongresit të zhvillohet në nivelin e duhur organizativ dhe politik.
