PDSH mban me sukses Kuvendin zgjedhor në Tetovë në prag të Kongresit të IX

Nga Xh M
1,065 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 6 maj Zhurnal.mk – Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), dega e Tetovës ka zhvilluar me sukses Kuvendin e saj Zgjedhor, duke përmbyllur të gjitha procedurat organizative në përputhje me statutin e partisë dhe standardet demokratike.

Gjatë punimeve të kuvendit, delegatët e pranishëm realizuan zgjedhjen e përfaqësuesve të degës së Tetovës për Kongresin e IX, përmes një procesi të rregullt dhe transparent votimi. Po ashtu, u miratua edhe propozim-lista për përbërjen e Kuvendit Qendror, duke reflektuar unitetin dhe konsolidimin e strukturave partiake në këtë degë.

Në fjalën e tij para kuvendarëve, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, theksoi rëndësinë e organizimit të mirëfilltë dhe përkushtimit të strukturave partiake në funksion të një Kongresi të suksesshëm, duke nënvizuar se PDSH mbetet e përkushtuar ndaj proceseve demokratike dhe përfaqësimit dinjitoz të anëtarësisë së saj.

Kuvendi i Tetovës u karakterizua nga një atmosferë konstruktive dhe pjesëmarrje aktive, duke dëshmuar gatishmërinë e degës për të kontribuar në zhvillimet e ardhshme politike të partisë.

https://www.facebook.com/share/p/18QKmFUZzc/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër