Peci për Gërvallen në pozitën e ministres së Drejtësisë: E ka guximin

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka uruar Donika Gërvallën për pozitën e re në kabinetin e ri qeveritar, për atë të ministres së Drejtësisë, e për çka sipas tij ajo ka guximin e dëshmuar në vitet e dekada.

“Detyra e re e Donikës, përveç profesionalizëm e vizion të qartë, kërkon edhe guxim. Për shkak se sistemi i drejtësisë është ndër më sfiduesit. Ai kërkon edhe integritet, zë të kthjellët, vendosmëri, energji, konsekuencë, pastërti e drejtësi në shpirt, cilësi këto që e veçojnë Donikën. Donika Gërvalla e ka guximin, të dëshmuar në vite e dekada, në procese e në etapa të rëndësishme. Prandaj emërimi i saj si Ministre e Drejtësisë na mbush me besim e me bindje se rruga e nisur nga Ministrja Haxhiu, do të shtrohet e fortë dhe do të jetë e pakëkundur. Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua, nga integriteti dhe dinjiteti yt. Urime!”, ka shkruar Peci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër