Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 tetor, Zhurnal.mk – Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë.

Në një pjesë të sheshit të qytetit, qytetarët vendosën edhe një letër të madhe, përmes së cilës u rikujtua letra që Arlinda ua kishte drejtuar institucioneve, duke kërkuar ndihmë.

Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili, sipas policisë, vazhdon të jetë në arrati.

Ndërkohë, sot Arlinda Zekajt do t’i jepet lamtumira e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër