Peleshi me përfaqësues të Komisionit të Venecias: Mirëpresim opinionin për ligjin e financimit të partive politike

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim përfaqësues të Komisionit të Venecias, në kuadër të përgatitjes së opinionit për projektligjin mbi financimin e partive politike, pjesë e reformës zgjedhore.

Peleshi vlerësoi se “Komisioni i Venecias mbetet një partner i çmuar dhe i besueshëm i Kuvendit, ndërsa Shqipëria vlerësohet për zbatimin me korrektësi të rekomandimeve dhe opinioneve të tij”.
“Kuvendi mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për hartimin e një ligji që garanton transparencë, integritet në financimin politik, barazi në konkurrencën elektorale dhe forcim të mekanizmave të kontrollit financiar, mbi parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit dhe sigurisë juridike’, u shpreh Peleshi.
Sipas tij, synimi është miratimi i këtij ligji me konsensus të gjerë politik, mes maxhorancës dhe opozitës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër