Peleshi pret ambasadoren e BE: Anëtarësimi në BE, aspiratë e natyrshme e shqiptarëve

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku diskutuan për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe punën që pritet të vijojë në këtë proces.

Peleshi bëri të ditur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve, ndërsa theksoi angazhimin institucional për avancimin e procesit.

“Anëtarësimi në BE është një aspiratë e natyrshme e shqiptarëve dhe ne po punojmë me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim institucional”, u shpreh Peleshi.

Ai theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të japë kontributin e tij në procesin e integrimit, përmes bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane dhe parlamentet e vendeve anëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër